VIDEO | Benfika rikthehet te titulli, tifozët e Portos shfryjnë ndaj arbitrave

0

Benfika është kurorëzuar kampion i kampionatit portugez për të 37-ën herë në histori. Fati i trofeut u vendos në javën e fundit të kampionatit. Kryeqytetasit mundën Santa Klarën me rezultatin 4-1, çka bëri që fitorja 2-1 e Portos ndaj Sportingut të rezultonte e pavlerë.

Protagonisti e këtij sezonit te Benfika ishin padyshim trajneri Bruno Lage, i cili u emërua në këtë post gjatë muajit janar, kur Benfika ndodhej në vendin e katërt, shtatë pikë larg kryesuesve të Portos.
Në fushë, “aktori” kryesor ishte padyshim talenti Zhoao Feliks, 19-vjeçari ka mahnitur gjithë Europën me paraqitjet e tij në kampionat, ku ka regjistruar 20 dhe 11 asiste. Ky ishte triumfi i pestë i Benfikës në kampionat.

Gjithsesi në Portugali nuk mund të ketë harmoni midis rivalëve. Tifozët e Portos i dedikuan një koreografi “ironizuese” triumfit të Benfikës, ku në vend të fytyrat të lojtarëve kishin vendosur portretet e arbitrave me shkrimin shoqërues “kampionët kombëtarë2018/2019”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.