(VIDEO) Bën gjithçka Mesi, tani janë 351 gola në La Liga!

0

Nëse quhesh Mesi, atëherë duhet të bësh diçka më shumë se një gol. Dhe, në Alavesh, “pleshti” i Barcelonës, vendos ta kthejë në sfidë personale ndeshjen. Largimi i Nejmarit dhe mini kriza e Barcelonës në kërkim të identitetit bëjnë që argjentinasi të nxjerrë nga cilindri i tij dy magji, pra dy gola të realizuar, edhe pse njëri pas një gafe e mbrojtjes vendase.

Por, në mes të një sfide të dominuar nga skuadra e shtëpisë, është edhe një penallti e humbur nga ylli i Barcelonës, me portierin që bëri një mrekulli të vërtetë.

Gjeniu argjentinas, me dopietën e sotme, shkon në kuotën e 351 golave në Primera Division, në 384 ndeshje në total. Pas tij, Kristiano Ronaldo me 286

Me këtë fitore, katalanasit shkojnë në kuotën e gjashtë pikëve të plota, me katër gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Në prijte të debutimit të Dembelesë dhe të ardhjes, pse jo, të një tjetër ylli, si Felipe Kutinjo, i shumëkërkuar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image