VIDEO | Befasi në “Wimbledon”, një 15-vjeçare eliminon Venus Williams

0

Edicioni i 133-të i “Wimbledon” ka nisur me surpriza. 15-vjeçarja amerikane Cori Gauff ka mundur ish-numrin 1 të botës Venus Willams me rezultatin 6 – 4, 6 – 4 në raundin e parë të turneut.

Diferenca midis dy tenisteve është të lë me gojë hapur. Plot 24 vite. Gauff është tenistja më e re në moshë që merr pjesë në fazën finale të turneut. Përveç moshës dy tenistet ndahen nga 269 vende në renditjen e ATP-së, çka e bën akoma më të pabesueshëm këtë rezultat të 15-vjeçares.

Surprizë tjetër e raundit të parë ishte eliminimi i numrit 2 të botës Naomi Osaka nga tenistja kazake Julia Putintseva.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.