VIDEO | Bazeli fiton Kupën e Zvicrës, mposht Tunin në finale

Bazeli mposhti 2-1 ekipin e Tunit dhe fitoi Kupën e Zvicrës. Ekipi i famshëm helmet nuk ia doli të rivalizonte Jang Bojsin për titullin kampion, por nuk e mbylli sezonin pa trofe.

Hera e 13-të që Bazeli fiton këtë trofe. Taulant Xhaka u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes në rolin e mbrojtësit të djathtë, ndërsa Edon Zhegrova shijoi suksesin nga pankina.

Ndeshja u zhbllokua në mesin e pjesës së parë. Albian Ajeti, sulmuesi që mbron ngjyrat e përfaqësueses zvicerane, kaloi ekipin e tij në avantazh. 22-vjeçari goditi bukur me kokë pas krosimit të Valentin Stoker dhe gjeti rrugën e rrjetës.

Dyfishimi erdhi në minutën e 77-të. Një aksion i bukur i Bazelit u konkretizua nga Fabian Frei, i cili u tregua i saktë nga brenda zonës. Tuni nuk u dorëzua dhe gjeti golin pas katër minutash.

Një goditje këndi u devijua nga Kablan dhe topi përfundoi te Sorgiç, i cili nuk e pati të vështirë për të shkurtuar rezultatin. Pavarësisht përpjekjeve të Tunit, ndeshja nuk dhuroi më gola dhe Xhaka me shokë festuan fitimin e trofeut të dytë më të rëndësishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *