VIDEO | Batuta dhe supergoli i Sheznit: Faleminderit CR7, të mësoj goditjet e dënimit!

Atmosfera tek ekipi i Juventusit është e shkëlqyer dhe të gjithë janë të lidhur me njëri-tjetrin. Harmoni dhe humor. Një gjë e tillë ka ndodhur mes portierit Shezni dhe Kristiano Ronaldos.

Portugezi e ndihmoi polakun të priste penalltinë e Higuain në sfidën ndaj Milanit, duke i treguar mënyrën se si Higuain i godet penalltitë. Ronaldo nuk gaboi në parashikimin e tij dhe gardiani ia doli të mbante portën të paprekur.

I grumbulluar me kombëtaren polake për ndeshjet kundër Çekisë dhe Portugalisë, Shezni ka postuar në rrjetet sociale një video, ku shënon një gol nga goditja e dënimit. Portieri i Juventusit lëshon një të djathtë të bukur dhe topi përfundon në trekëndësh, duke marrë dhe ovacionet e shokëve të skuadrës.

Faleminderit Kristiano për ndihmën në pritjen e penalltisë së Milanit. Do të isha i lumtur të riktheja nderin me ndonjë këshillë për goditje e dënimit”, shkruan portieri në faqen e tij zyrtare, duke bërë humor me Kristiano Ronaldon.

 

View this post on Instagram

 

Thanks @cristiano for your help with a penalty vs Milan. I’ll be happy to repay the favour with some advice on free kicks ???

A post shared by Wojciech Szczesny (@wojciech.szczesny1) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *