VIDEO/ Basha e nis mbarë, nuk gabon dhe ngre trofeun me Arisin!

Ditë debutimesh dhe golash për shqiptarët nëpër botë… Pas Xherdan Shaqirit, që megjithatë luan me Zvicrën (në sfidën spektakolare Liverpul-Mançester Junajtid), i cili na dha mundësi të shijonim një roveshatë, Migjen Basha ka shënuar me skuadrën e tij të re, Arisin e Selanikut.

Basha u aktivizua në minutën e 60-të të sfidës ndaj Bershot Vilrijk, ekip belg, një sfidë e luajtur në Antervepen. Koha e rregullt u mbyll 0-0, por në goditjet e 11-të metërshave, mesfushori ishte i saktë. Ai mbante veshur fanellën me nr.6.

Ndeshja u zhvillua në formë trofeu dhe për Bashën ka ardhur i pari me grekët…

https://www.facebook.com/ARIS.FC.OFFICIAL/videos/1824952700926162/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *