(VIDEO) Bardhi spektakolar, mahnit ndaj Barcelonës!

 

Nëse Maqedonia bëri një luftë të madhe për ta mbajtur dhe për të mos e lënë te Shqipëria, një motiv duhet të jetë! Ose më saktë, dy motive, nëse i referohemi mbrëmjes së sotme dhe ndeshjes ndaj Barcelonës, e saposhpallur kampione e Spanjës. Spektakël, gola dhe emocione për Levanten, që po shkatërron djemtë e Valverdes. Dhe, protagonist nuk është Sadiku, që vazhdon të ngrohë stolin dhe tribunën, por pikërisht Bardhi, me një dopietë fantastike. Një gol me të majtën dhe një me të djathtën, por i dyti është diçka e jashtëzakonshme, një goditje nga thuajse 20 metra me hark, që mahniti publikun! Janë nëntë gola deri tani, teksa ndeshja nuk ka mbaruar.

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=vvBO8Szxn8k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *