VIDEO | Bardhi shënon “maqedonisht”, feston “shqip”

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut po kalon një moment të mirë gjatë muajve të fundit. “Fqinjët” tanë u renditën të parët në grupin e tyre në “Nations League”, ndërsa po zhvillojnë një paraqitje të mirë dhe në kualifikueset e Euro “2020”. Të gjitha këto me një stil loje mjaft të bukur.

Një ndër faktorët kyç për këtë zhvillim të kombëtares janë dhe lojtarët shqiptarë, që po tregojnë profesionalizimin e tyre duke dhënë 100% në çdo ndeshje.

Në takimin e ditës së djeshme, Maqedonia e Veriut barazoi në transfertë ndaj Sllovenisë me rezultatin 1 – 1. Goli u shënua nga Enis Bardhi, ndërsa asisti u dha nga shqiptari tjetër Ezgjian Alioski. Në festimin e këtij goli pati një moment special, pasi Bardhi së bashku me Alioksin dhe Bejtulain zgjodhën të festonin në një mënyrë krejt të veçantë, duke hedhur një valle shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *