VIDEO | Bardhi bëhet gjigant, Partizani mbetet i pari

Tre pikë të arta për Partizanin, ndaj një Laçi që rezistoi shumë. Gjithsesi mjaftoi një gol i Jurgen Bardhit dhe të kuqtë në fund fituan me rezultatin e ngushtë 1-0. U panë në fushë dy ekipe që nuk donin të humbnin dhe me vështirësi gjenin hapësira për të shkuar në portat respektive.

Një pjesë e parë me duele dhe pa raste për gol. Rrjedhimisht edhe barazim. Kote mbetet në dhomat e zhveshjes dhe Mensah u aktivizua për Partizanin. Të kuqtë marrin më shumë përsipër dhe ndeshja mund të zgjidhej vetëm me goditje standarde.

Ashtu ndodhi. Trashi harkoi fort nga një goditje dënimi dhe Bardhi, i cili nuk shquhet për goditjet me kokë, në shtyllën e parë e harkoi topin dhe e dërgoi në rrjetë. Më parë u përplas në shtyllë dhe më pas kaloi vijën fatale.

Nga një goditje dënimi erdhi edhe rasti më i mirë për shënim i Laçit. Elvi Berisha u ndal nga Alban Hoxha dhe pak minuta më pas u ndëshkua me karton të kuq. Ndërhyrje krejtësisht e gabuar e të riut, që humb ndeshjen e radhës. Laçi nuk pati fuqi të reagonte dhe Partizani iu gëzua fitore. Me vuajtje, por nuk është se ka shumë rëndësi. Pikët u morën.

Kategoria Superiore – Java 13
E diel, më 11 nëntor 2018, ora 17:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

PARTIZANI-LAÇI 1-0
Shënues:
Bardhi 62′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Kote (Mensah 46′), Asani (Hebaj 90′), Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro (Mersinaj 14′), Gjoni, Sefgjini, Lushkja, Jonuzi (Eller 54′), Najdenov, Berisha, Shtubina, Xhixha. Trajner: Migen Memelli

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Denis Rexha, Emigers Ganxhi, Denis Agaraj. Gjyqtarë linje: Enea Jorgji, Olsi Sokoli

Delegat: Millan Baçi; Vëzhgues: Arianit Lulaj
Karton të verdhë: Trashi 53′ / Sefgjini 38′, Berisha 61′
Karton i kuq: Berisha 83′

EPISODET

88′ – Telushi ekzekuton një goditje dënimi, topi devijohet nga një prej lojtarëve miq dhe nuk mbërrihet nga Bardhi. Ky i fundit mund të shënonte golin e dytë.

83′ – Karton i kuq për Elvi Berishën, i cili godet me shkelm Ibrahimin e Partizanit

77′ – Alban Hoxha shpëton Partizanin pas një gjuajtje të Elvi Berishës pak metra larg kuadratit

62′ – Goditje dënimi për Partizanin, Trashi kroson fort dhe Bardhi me kokë e dërgon tppin në rrjetë.

57′ – Jasir Asani kërkon të befasojë përmes një goditje dënimi. I pasaktë sulmuesi anësor. 
54′
 – Nikola Eller aktivizohet për Laçin. Mesfushorit kroat futet në vend të Jonuzit
51′
– Lushkja ndalon në mënyrë të gabuar mesfushorin Esat Mala, gjyqtari Klajdi Kola kursehet dhe nuk akorodn karton të verdhë 
48′ – Emanuel Mensah rikuperon një top dhe përparon drejt portës, godet fort dhe topi shkon mbi kuadrat.
46′
– Gega ka bërë lëvizjen e parë nga stoli, Mensah është aktivizuar në vend të Kotes. 
38′
– Selmani grushton një top, topi shkon te Trashi. Ky i fundit provon me një goditje të fortë, por e pasaktë gjuajtja e mbrojtësit të majtë
33′ – kros në zonën e kurbinasve, asnjë prej lojtarëve të Partizanit nuk e arrin dot.

14′ – Toro nuk ia del të qëndrojë në fushë dhe kërkon zëvendësim. Jon Mersinaj hidhet në fushë në vend të kilenit.

9′ – Trashi tenton të krosojë në zonën e Laçit, top shkon drejt e në shtyllën pingule të portës së mbrojtur nga Selmani

4′ – Xhixha provon nga një goditje nga një kënd i vështirë, portieri Alban Hoxha e kontrollon topin pa probleme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *