VIDEO | Barcelona zhgënjen sërish, Valencia rikthehet te trofetë pas 11 vitesh

0

Valencia rikthehet të fitojë një trofe pas 11 vitesh. Skuadra e Marselinjo Garsia Toral mundi në finalen e zhvilluar sot në Sevilje, Barcelonën me rezultatin 2 – 1. Gameiro dhe Rodrigo ishin shënuesit e golave për fituesit e Kupës, ndërsa golin e vetëm të Barcelonës e realizoi Lionel Mesi.

Barcelona u tregua më e rrezikshme në minutat e para të takimit, por në ndryshim nga Valencia, efikasiteti nuk ishte pika e fortë e Barcelonës në mbrëmjen e sotme.

Kjo është Kupa e tetë që Valencia fiton në historinë e saj më shumë se 100-vjeçare. Humbja e sotme mund t’i kushtojë shtrenjtë trajnerit Ernesto Valverde, i cili pavarësisht se fitoi kampionatin ka zhgënjyer në Champions dhe tanimë në Kupë.

FINALJA E KUPËS SË MBRETIT  

BARCELONA 1 –  2 VALENCIA
Shënues: Mesi 73’/ Gameiro 21, Rodrigo 33’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.