VIDEO | Barcelona gjen fitoren, ja dhuron një talent i akademisë

Barcelona ka arritur fitoren e parë në miqësoret e kësaj vere. Katalanasit kanë mundur me rezultatin 0-2 japonezët e Visel Kobe,  që i kanë bërë ballë kundërshtarit vetëm një pjesë. 45 minutat e para kanë qenë shumë të qeta në një ndeshje pa shumë stres e presion.

Sfidë e veçantë për të dy kampet, duke parë se në fushë kishte “ish-ë” si Iniesta, Vija apo Samper. Me daljen e tyre pas pjesës së parë dhe me ndërrimet e shumta, Barça është treguar më serioze, duke e mbajtur kundërshtarin nën presion.

Zëvendësimet e kanë dhënë menjëherë efekt, me Dembele që dhuronte spektakël në krahun e tij. Por golat kanë ardhur nga dikush që shumë pak e prisnin. Ka qenë Karles Perez që ka vulosur ndeshjen me dy golat e tij. I pari ishte një aksion manual me Malkom, ndërsa i dyti erdhi pas një goditje “të idhët” në cepin e djathtë të portës nga ana e 21-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *