VIDEO/ Barcelona e Setien duket komike, Valencia i fal topin dhe e përul në në “Mestalla”

Valencia ka marrë një fitore shumë emocionuese në “Estadio de Mestalla”. Pikërisht ndaj një rivali si Barcelona, duke e mposhtur me rezultatin 2-0. Duket vërtet qesharake epoka e re e Setien, që e dominon kundërshtarin në mbajtjen e topit, por në asnjë nga tre ndeshjet e para nuk ka bindur me rezultatin, madje as ndaj Ibizas për Kupë.

Këtë herë topi është zotëruar me 74% ndaj Valencias në transfertë dhe me 867 pasime që janë kryer nga Barcelona. Por këto statistika nuk shërbejnë për asgjë, pasi vendasit kanë fituar me rezultatin 2-0 dhe mbi të gjitha kanë shpërdoruar një penallti.

Gomez do të gabonte nga pika e bardhë në minutën e 12, ndërsa autogoli i Albas në të 48, i hapi rrugë fitores. Gomez do të shfajësonte veten për gabimin e pjesës së parë, duke ndalur topin në rrjetë në minutën e 77. Pas kësaj humbje, Reali ka mundësinë të marrë kreun e La Liga, ndërsa Setien duhet të ndryshojë menjëherë skemën e tij, pasi dominimi i madh ndaj kundërshtarit nuk po i sjell asgjë tjetër veçse shifrave të parëndësishme në statistika. /Sport Ekspres/