VIDEO | Barça rrezikon me rotacionet, Mesi ndryshon gjithçka

Barcelona iu afrua shumë një hapi fals ndaj modestëve të Leganesit, por në fund katalanasit rregulluan gjithçka. Një fitore e vuajtur me rezultatin 3 – 1 ndaj Leganesit, por në luftën për titull kanë rëndësi vetëm pikët.

Trajneri Valverde hodhi në fushë një formacion me rotacione të shumta, ku më së shumti binte në sy mungesa e Mesit. Gjithsesi, katalanasit gjetën golin të parët me francezin Dembele, i cili vazhdon serinë e paraqitjeve të mira.

Leganes befason gjatë fillimit të pjesës së dytë me danezin Braithueit, i cili çon shifrat në 1 – 1. Valverde vepron dhe fund të fushë Mesin. “Pleshti” është vendimtar në golin e dytë të Barcelonës, pasi një goditje e tij nga distanca, nuk pastrohet siç duhet nga portieri i kundërshtarëve dhe më pas Suarez, i vëmendshëm si përherë, e ka fare të thjeshtë të shtyjë topin.

Gjithsesi, Mesi nuk kishte si të mos e gjente dhe ai vetë golin. Pas një kombinimi me Zhordi Albën, argjentinasi tregon se është i rrezikshëm dhe me këmbën e dobët dhe çon rezultatin në 3 – 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *