VIDEO | Barça merr tri pikët, Mesi vendos rekordin historik

Barcelona mundi me rezultatin 3 – 0 Eibarin dhe vazhdon të mbajë pesë pikë larg ndjekësit e Atletiko Madrid. Suarez ishte lojtari më i mirë i takimit me dy gola dhe një asist, por skenën e merr sërish Leo Mesi, i cili me finalizimin e tij të vetëm vendosi një rekord historik.

Pleshti është lojtari i parë në historinë e kampionatit spanjoll që kap shifrën e 400 golave. Ndërsa po të marrim parasysh pesë ligat elitare europiane, vetëm rivali i përjetshëm Kristiano Ronaldo ia kalon me 409 gola, por argjentinasi e ka arritur këtë objektiv me 63 ndeshje më pak se sa portugezi i Juventusit.

BARCELONA  3 – 0  EIBAR
Shënues: Suarez 19’, 59’, Mesi 53’

ATLETIKO MADRID 1 – 0 LEVATE
Shënues: Grizman 57′ (pen)

ATLETIK BILBAO 2 – 0 SEVIJA
Shënues: Uilliams 23′, 84′

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *