VIDEO | Barça e mbyll me barazim spektakolar, Mesi nuk mjafton ndaj Eibarit

Barcelona e ka mbyllur La Ligan me një barazim spektakolar ndaj Eibarit në transfertë, ku ekipet u ndanë me shifrat 2-2. Mesi ishte njeriu i ndeshjes për katalanasit, me argjentinasin që shënoi dy herë, por nuk mjaftoi për tri pikët.

Ndeshja nisi mirë për vendasit, pasi në minutën e 20-të kaluan në avantazh me anë të Cucurelas, i cili u ndihmua paksa edhe nga portieri Silesen, i cili nuk e ndaloi siç duhet topin e goditur nga mesfushori.

Gjithsesi, avantazhi i Eibar zgjoi Lionel Mesin. “Pleshti” dhuroi shoë brenda dy minutave, duke shënuar dy herë.

Fillimisht një kombinim perfekt me Vidal, ndërsa më pas një kundërsulm vrasës, ku portierin e mposhti me një parabël të mrekullueshme.

Sidoqoftë, Eibari reagoi përsëri në fund të pjesës së parë, ku ishte De Blasis, i cili i çoi ekipet në baraspeshë të plotë drejt dhomave të zhveshjes.

Loja e bukur dhe golat u zbehën me kalimin e minutave dhe në pjesën e dytë, ekipet u dukën më së shumti të lodhura. Kështu, gjithçka u mbyll në barazim 2-2, me katalanasit që e mbyllin La Ligan me diferencë 11 pikë nga Atletiko i vendit të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *