VIDEO | Barazim pa gola në Gjermani, Interin e dënon Brozoviç

Ka përfunduar në barazim pa gola sfida interesante mes Ajntrahtit të Frankfurtit dhe Interit, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Europa League. Një sfidë, e cila ishte e ekuilibruar në pjesën më të madhe të saj, ku për t’u përmendur është dhe një 11-metërsh i humbur nga Brozoviç.

Pjesa e parë ishte mjaft e mirë për Interin, të cilët ishin pak më lart se vendasit e Ajntrahtit. Madje, në minutën e 22-të patën rastin më të mirë, ku Lautaro Martinez fitoi një 11-metërsh. Te pika e bardhë u paraqit Marselo Brozoviç, por mesfushori kroat u ndal mrekullisht nga portieri Kevin Trap.

Kështu, 45 minutat e para u mbyllën pa gola. Në fraksionin e dytë, ekipi gjerman erdhi me një fytyrë të re, teksa nisi menjëherë të ushtrojë presion. Fillimisht, Frankfurtit iu anullua një gol për pozicion të parregullt, ndërsa pak minuta më vonë Haler pati pretendime për një penallti, e cila ishte mjaft e dyshimtë.

Gjithsesi, me kalimin e minutave ritmi i skuadrave ra. Kështu, deri në fund takimi nuk prodhoi më asgjë dhe gjithçka u mbyll në barazim 0-0, duke lënë të hapur kualifikimin për në ndeshjen e dytë.

Europa League
Faza e 1/8-ave
Ajntrah Frankfurt – Inter 0-0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *