VIDEO/ Banderola gjigande e Tiranës mbulon “Air Albania” dhe Partizani vendos “zjarr”, të gjithë me telefona në duar

Një banderolë gjigande është hapur nga ana e tifozëve të Tiranës, duke sjellë një emocion të jashtëzakonshëm në “Air Albania”. Drithërima të marra nga tifozët e dy skuadrave, teksa mbështetësit e Tiranës kanë hapur një banderolë gjigande që ka mbuluar një sektor të gjithë pas porte në mbishkrimin “Një shekull”.

Nga krahu tjetër tifozët e Partizanit janë përgjigjur me “tymin dhe flakën”, për t’i dhënë edhe më shumë spektakël fillimit të ndeshjes. Pamjet flasin vetë dhe mund t’i shihni më poshtë… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *