VIDEO | Balaj në formë të shkëlqyer, gol dhe fitore me Ahmatin

Bekim Balaj duket në formë të shkëlqyer. Pas golit që shënoi ndaj Andorrës me kombëtaren tonë, duket se çdo gjë po shkon vaj për sulmuesin.

Shkodrani shënoi fillimisht javën e shkuar në ndeshjen ndaj Spartakut të Moskës dhe tashmë shënon përsëri. Goli i tretë radhazi në ndeshjen e tretë që luan për Balajn.

Pasditen e sotme, 28-vjeçari ka kontribuar në fitoren e Ahmat Groznit, në transfertë ndaj Orenburgut. Balaj shënoi golin e tretë, duke çuar shifrat në 1-3. Pas një pasimi të Ravanelit, sulmuesi u gjet i lirë në zonë dhe shënoi përballë portierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *