VIDEO: Bakaj makineri golash, vjen rrjeta e radhës në Bjellorusi

Elis Bakaj nuk ndalet së shënuari në Bjellorusi. 31-vjeçari ka arritur një formë shumë të mirë me Shaktar Soligorsk. Kryeqytetasi ka shënuar përsëri me anë të një penalltie për ekipin e tij. Shaktar po merr një fitore ndaj Dnjapro Mogilev me rezultatin 3-1. Me këtë triumf ekipi i Bakaj ngjitet përkohësisht në vendin e parë të Kampionatit Bjellorus.

Mosha relativisht e madhe nuk po ndikon aspak te Bakaj. Ai shënon vazhdimisht dhe është një element tepër i rëndësishëm i ekipit, që lufotn për të dalë kampion. Ata regjistrojnë pesë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit. Ky është goli i katërt për Bakaj në këtë sezon. Të kaluarin Elisi e mbylli në kuotën e 9 golave. Ky vit pritet të jetë edhe më i suksesshëm me këtë start të mirë pas 10 ndeshjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *