VIDEO | Bakaj i papërmbajtshëm, gol e asist në Bjellorusi

Shaktjor Soligorski kërkon titullin kampiona dhe e ka nisur mirë sezonin, duke fituar dy përballjet e para. Një ditë më parë triumfuan në transfertë kundër Neman Grodno me rezultatin 0-3. Elis Bakaj si zakonisht ishte titullar dhe u aktivizua deri në minutën e 77-të.

Futbollisti kryeqytetas ishte protagonist, pasi shënoi dhe asistoi në këtë përballje. Bakaj realizoi golin e qetësisë, në minutën e 60-të. Sulmuesi mori një pasim të bukur dhe me një goditje brenda zonës arriti të mposhte portierin kundërshtar. Më pas festë me ultrasit.

Shtatë minuta më pas Bakaj asistoi për Bodul, i cili mbylli ndeshjen. Për t’u veçuar goli i parë i ndeshjes, realizuar nga Antiç nga një distancë e largët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *