VIDEO | Bakaj fiton “derbin” me Gavazajn, Shaktjori fluturon në krye

Elis Bakaj ka fituar “derbin” shqiptar me Enis Gavazajn. Shaktjor Soligorski fitoi 3-0 përballë Dinamos së Minskut dhe u ngjit në krye të kampionatit bjellorus me 18 pikë, po aq sa ka edhe Bate Borisov dhe Islok Minsk.

Sulmuesi i njohur shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 74-ët, dy minuta pasi Enis Gavazaj ishte hedhur në fushën e lojës.

Goli i tretë në këtë sezon për 31-vjeçarin, i cili ndodhet në një formë shumë të mirë. Reagim i mirë për Shaktjorin, që u rikthye te fitorja pas humbjes së javës së kaluar në fushën e Vitebsk.

Nga ana tjetër, ekipi i Gavazajt renditet në vendin e shtatë me 13 pikë, pesë më pak se tre ekipet kryesuese.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *