VIDEO/ Bajerni pret biletën për finale dhe lufton për tripletën, Leva një makineri që thyen rekorde

Nuk ka dyshime, Bajerni i Mynihut i bashkohet Leerkusenit në finale e Kupës së Gjermanisë, e cila do të luhet në datën 4 korrik. Klubi bavarez ka mposhtur Eintraktin e Frankfurtit me shifrat 2-1, duke siguruar kështu biletën për në finale. Vetëm 14 minuta do të mjaftonin dhe kampionët e Bundesligës do të gjenin rrugën e rrjetës me anë të kroatit Ivan Perisiç.

Baraspesha nga Franfurti d otë vinte në pjesë ne dytë, atëher kur Da Kosta në minutën e 70 do të çonte topin pas shpinës së Nojerit. Por kur gjërat dukej se po ndryshonin, në skenë del Levandovski, i cili finalizon një aksion model të Bajernit të Mynihut vetëm 4 minuta më vonë. Gol ky që merr edhe konfirmimin e VAR-it. “Makineria“ polake shkon në kuotën e 45 golave në një sezon, duke thyer kështu edhe rekordin e tij personal.

Me këtë fitore Bajerni mbetet në garë për të rrëmbyer tripletën këtë sezon. Në Bundesligë duket me një dorë drejt titulli, ndërsa rruga më e vështirë pritet të jetë ajo drejt trofeut të Champions League. Megjithatë me formën e treguar pas pandemisë nuk do të ishte e çuditshme që bavarezët ta bënin të tyren edhe atë Kupë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/D9INE_PREMIER20/status/1270813527410765824

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *