VIDEO | Bajerni “ngec” në derbi, titulli mbetet çështje e hapur

Humbja e Dortmundit në derbin e djeshëm ndaj Shalkes nuk është shfrytëzuar siç duhet nga Bajerni i Mynihut që nuk arriti më shumë se një barazim 1 – 1 në përballjen e sotme ndaj “fqinjëve” të Nurembergut.

Megjithëse ishin skuadra dominuese e takimit, bavarezët nuk arritën të zhbllokonin të parët ndeshjen. Sulmuesi brazilian Pereira shënoi golin e parë për ekipin vendas në minutën 48-të. Gnabri çoi shifrat në 1 – 1, ndërsa në  minutat e fundit të takimit i riu i Bajernit Alfoso Dejvis shkaktoi një penallti që nuk u ekzekutua siç duhet nga Leibold.

Numerberg 1 –  1 Bajern Mynih
Shënues: Pereira 48’ / Gnabri 75’

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *