VIDEO | Bajern nuk fal ndaj Shalkes, ngushtohet diferenca me Dortmundin

Bajerni i Mynihut ka mundur Shalken me rezultatin 3 – 1 në “Allianz Arena”. Me tri pikët e fituara ditën e sotme, bavarezët ngushtojnë diferencën me Dortmundin kryesues në pesë pikë dhe shpresojnë që verdhezinjtë të gabojnë sërish, në mënyrë që më datë 6 prill ta kenë vetë në dorë fatin e tyre në përballjen direkte në “Allianz Arena”.

Goli që zhbllokoi takimin ishte një autogol nga mbrojtësi i vizitorëve Bruma, i cili në përpjekje për të larguar topin nga këmbët e Gnabrit çoi topin në rrjetin e tij. Shalke barazoi me anë të një kundërsulmi që u finalizua me sukses nga sulmuesi 18-vjeçar Kutuçu, por më pas të zotët e shtëpisë morën sërish avantazhin me anë të Levandovskit dhe Gnabrit.

Bajern Mynih 3 –  1 Shalke
Shënues: Bruma (aug) 12’, Levandovski 27’, Gnabri 57’ /  Kutuçu 25’

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *