VIDEO | Avazi vazhdon për Interin, janari konfirmohet si… makth

0

I ka mjaftuar një gol i Izos në minutën e 35-të skuadrës së Torinos për të marrë suksesin e parë për vitin 2019 ndaj Interit. Të besuarit e Spaletit nuk mundën që të reagonin dhe të dyshonin diçka në rezultat, edhe pse kishin jo pak minuta në dispozicion.

Jo vetëm kaq, por Torino i vuri jo pak në vështirësi zikaltrit, të cilët nuk fitojnë as në ndeshjen e dytë të vitit. Ashtu si në të shkuarën janari nuk është muaj i Interit, që edhe në takimin me Sasuolën nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola.

Interi mbetet në kuotën e 40 pikëve dhe ndjen presionin e Milanit që ka vetëm 5 pikë më shumë, por sheh që vendet e para të largohen gjithnjë e më shumë. Në anën tjetër, Torino merr një fitore që e ngjit në vendin e 10-të në klasifikim me plot 30 pikë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.