VIDEO/ Autograf special në tatuazhin që e personifikon

Takimet me tifozët janë pjesë e rëndësishme e karrierës së një futbollisti të niveleve të larta. Fotografi, autografe dhe përqafime që zgjasin pak sekonda, por që për mbështetësit vlejnë jashtëzakonisht shumë. Gjithmonë radhët janë të gjata, çdokush kërkon një kujtim, por jo të gjithë mund të mbeten të kënaqur.

Sidomos kur bëhet fjalë për një lojtar të kalibrit të Lionel Mesi. Përherë i mbrojtur nga afër nga rojet e sigurisë dhe që ka fare pak kohë për tu kushtuar fansave. Çfarë mund të bësh në raste të tilla? Natyrshëm ti tërheqësh vëmendjen. Dhe që të kesh impact te kapiteni i Barcelonës, nevojitet vërtetë një çmenduri.

I tillë ishte rasti i një tifozi në Valencia, përpara të cilit Lionel Mesi ndaloi, pasi ai kishte bërë një tatuazh të yllit argjentinas në të gjithë shpinën. Sulmuesi e hodhi autografin pikërisht mbi tatuazhin e veçantë, ndërsa më pas i dhuroi tifozit edhe kënaqësinë e një fotografie. Për një tatuazh në të gjithë shpinën e tifozit që e personifikon, ky është minimum që Mesi mund të bënte…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *