VIDEO/ Autogoli qesharak për të mos u humbur, ndodh në ndeshjen e ekipit të Mezanit

Gjilani ka fituar me shifrat 1-3 transfertën me Dukagjinin ditën e djeshme, duke shkuar në kuotën e 51 pikëve, vetëm 4 më pak se Drita kryesuese. Megjithatë një ndihmë në folat e shënuar i ka ardhur edhe nga kundërshtarët. Lojtarët e Mezanit ishin duke kërkuar golin e dytë në zonën kundërshtare, por atë që sulmuesit e Gjilanit nuk po arrinin dot e bën futbollisti i Dukagjinit.

Në minutën e 7 Shala tund rrjetën, por problemi qendron në faktin se ishte e portës së tij. Një autogol disi qesharak për nga mënyra se si erdhi, por që në fund i shkoi për shtat Gjilanit, i cili vetëm për 7 minuta lojë udhëhiqte me shifrat 0-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *