VIDEO | Atmosferë fantastike te Kosova, edhe presidenti feston me lojtarët

Për një skuadër si Kosova, e cila ka vetëm pak kohë që është pranuar në UEFA dhe FIFA dhe ka zhvilluar vetëm një edicion kualifikuesesh  më parë mund të konsiderohet si një sukses i jashtëzakonshme fitimi i grupit të tretë në Ligën D.

Festë e madhe në Kosovë, nga tifozët por dhe lojtarët e drejtuesit e FFK-së. Edhe presidenti i federatës së Kosovës, Agim Ademi nuk është përmbajtur dhe ka gëzuar së bashku me lojtarët e “dardanëve”, madje ka mbajtur dhe një fjalim të shkurtër para tyre.

Suksesi në Ligën e Kombeve jo vetëm që shton shanset e tyre për të shkuar në Europian, por u mundëson dhe një short më të lehtë në kualifikueset ardhshme, si dhe në Ligën e Kombeve edicionin tjetër do të jetë në Ligën C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *