VIDEO | Atletiko “zhyt” Vijarealin, Morata e Saul mjaftojnë për Simeonen

Atletiko Madrid ka kaluar me sukses ndeshjen e sotme përballë Vijarealit, ku ka triumfuar pastër 2-0 në “Wanda Metropolitano”. Alvaro Morata në pjesën e parë dhe Saul Nigez në pjesën e dytë, ishin autorët e golave. Tashmë diferenca me Barcelonën është përsëri në -7 pikë.

Sfida nisi e ekuilibruar, ku fillimisht kërcënuan miqtë me Ekambi, i cili pati një mundësi të artë, por nuk arriti të konkretizonte. Më pas, në minutën e 31-të, pas një krosimi nga Felipe Luis, ishte Alvaro Morata, i cili shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij.

Fraksioni i dytë, ishte më shumë i përqendruar në administrimin e sfidës nga ekipi i Simeones. Në fundin e takimit, konkretisht dy minuta përpara fundit të kohës së rregullt, ishte Saul Nigez, i cili shënoi golin e dytë, që hipotekoi gjithçka për Atletikon, duke mbyllur sfidën 2-0.

Atletiko Madrid – Vijareal 2-0
Shënues: Morata 31’, Saul 88’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *