VIDEO | Atletiko nuk gabon, Morata “vret” Sociedadin për tre minuta

Atletiko Madrid ka kaluar me sukses transfertën e vështirë baske të Sociedadit, teksa ka triumfuar me shifrat 0-2. Alvaro Morata ishte heroi i madrilenëve në këtë sfdië, me spanjollin që shënoi të dy golat e ekipit të tij.

Që në fillim të sfidës, Atletiko u shfaq më kërkuese se Sociedadi dhe në minutën e 30-të u shpërblye, ku pas një goditje nga këndi, Alvaro Morata arriti të lirohej nga markimi për të shënuar golin e avantazhit.

Pas vetëm tre minutash, ishte përsëri i njëjti autor me një gol thuajse fotokopje i të parit. Këtë herë jo nga këndi, por nga një goditje dënimi, Koke gjen mjaft mirë në zonë Moratën, i cili godet saktë me kokë duke “vrarë” ndeshjen.

Në pjesën e dytë, Atletiko mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Kokes në minutën e 62-të. Gjithsesi, dalja e mesfushorit nuk ndikoi në ecurinë e ndeshjes për ekipin e Simeones. Kështu, Atletiko rikthehet në diferencë -7 pikë nga Barcelona e vendit të parë.

La Liga | Java 26
Real Sociedad 0-2 Atletiko Madrid
Shënues: Morata 30’, 33’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *