VIDEO/ Atë që nuk e arrinin prej 630 minutash, Arsenali e realizon për 9 minuta në “Premier League”

Mund të tingëllojë e çuditshme, por Arsenali duhet ta festojë gjatë këtë fitore të marrë në kampionatin anglez kundër Ëest Ham. Jo pak, por 7 ndeshje kishin topçinjtë pa dalë me tre pikët nga takimi, ose e thënë ndryshe prej 630 minutash.

Megjithatë rekordi negativ është thyer në mbrëmjen e sotme. Për më tepër, Arsenalit i janë dashur vetëm 9 minuta për të përmbysur gjithçka. Ogbona do të kalonte në avantazh Ëest Ham, teksa i drejtoheshim fundit të pjesës së parë. Por Martineli në minutën e 60 dhe kryevepra e Pepe vetëm 6 minuta më vonë, do të kthenin shifrat. Më pas do të ishte një aksion model i finalizuar nga Aubamejang, që siguroi edhe fitoren e parë të Arsenalit në drejtimin e Ljunberg. /Sport Ekspres/