VIDEO/ Atalanta mjaftohet me pak, Gjimshiti duartrokitet, Berisha prezanton palestrinat e shqiponjës!

0

Në sajë të suksesit të arritur një javë më parë në Izrael, ndaj Hapoel Hiafës, Atalanta nuk e ka vendosur këmbën te gazi në “Mappei Stadium” të Rexho Emilias, pasi është mjaftuar me vetëm dy gola.

Sigurisht, pokeri i ndeshjes së vajtjes shtyu trajnerin Gasperini që të bënte disa ndërrime, edhe pse lajmi i keq është në portë, aty ku edhe në një ndeshje të tillë, pa presion, Golini ka mbrojtur katërkëndorin, teksa Berisha është lënë në stol për të tretën ndeshje radhazi.

Por, në fushë ka qenë shqiptari tjetër, Berat Gjimshiti, që e priste këtë moment prej kohësh, edhe pse me shumë mundësi nesër mund të lëvizë sërish, në ndonjë skuadër tjetër, teksa e ardhmja është futur në sprintin final.

Për bergamaskët kanë shënuar Duvan Zapata, blerja e këtij sezoni, por edhe danezi Kornelius, dy gola të ardhur në pjesën e dytë.

Dhe, si për ironi të fatit, Kornelius pikërisht do të gjejë skuadrën ku është rritur dhe ka luajtur shumë sezone, pra Kopenhagenin. Një transfertë jo e lehtë për bluzinjtë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.