VIDEO | Atalanta kundër Handanoviç, Inter inekzistent në 45 minutat e para

Interi po has shumë vështirësi për momentin ndaj Atalantës, teksa pjesa e parë është mbyllur 1-0, me dominimin total të vendasve, të cilët kanë pasur raste pafund për shënim, por në mënyrë të pabesueshme nuk i kanë konkretizuar.

Një nga mundësitë e arta të bergamaskëve është rasti që është në videon e mëposhtme, ku në një kundërsulm të shpejt të Atalantës, është Duvan Zapata, i cili jep një pasim perfekt për Iliçiç, i cili i vetëm më portën e boshatisur, katranos gjithçka. Se sa do të peshojnë këto raste, në ecurinë e sfidës për Atalantën mbetet për t’u parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *