VIDEO/ Aspas trondit gjithë Barcelonën! Katalanasve po i largohet titulli, shansi i artë për Realin e Madridit

Nga Klaudio Ndreca

Një dramë e madhe vjen për Barcelonën nga La Liga, atje ku katalanasit janë duke humbur shumë në garën për titullin kampion. Futbollistët e drejtuar nga Setien kanë bërë një tjetër hap të gabuar, ndërsa këtë herë barazuan 2-2 ndaj Celto Vigos.

Kombinimi Mesi-Suarez prodhoi dy herë golin te Barcelona, që ishte duke kryesuar deri në minutën e 88. Atje erdhi një “bombë” e vërtetë nga këmbët e Aspas me goditjen e dënimit, duke tronditur jo vetëm portën e Ter Stegen, por edhe të gjithë Barcelonës.

Ndryshe nga golat e tjerë të pësuar, pas realizimit të Aspas, Barcelona i ka hapur rrugën Realit të Madridit që nëse fiton në ndeshjen e radhës, e merr për herë të parë i vetëm kryesimin dhe me dy pikë më tepër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *