(VIDEO) Askush nuk u beson syve/ E kishte portë bosh, sulmuesi i Wolves bën më të pamundurën

Në takimet e mbrëmjes së Europa League anglezët e Wolves kaluan në turin tjetër përballë Espanyol. Në takimin e parë Wolves fitoi bindshëm me rezultatin e thellë 4-0, teksa ndeshnja në Spanjë u duk thjesht formale. Megjithëse nuk rezultoi kështu deri në fundin e takimit.

Deri në minutën e 86′ skuadrat po ndaheshin në barazim 2-2 ndërsa Wolves mund të kishte dal fitues sërish nëse sulmuesi i tyre Neto do të shmangte emocionet. Pasi kaloi portierin, Neto e kishte portën e boshatisur për të përmbysur takimin por ndodh e pamundura.

Topi i tij përfundon jashtë dhe të gjithë mbetën të shokuar nga mos realizimi i atij aksioni. Espanyol nuk dorzohet duke shënuar në minutat shtesë të fundit të takimit. Por fitorja mban vetëm vlerat e moralit pas Wolves vazhdon përpara në Europa League./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *