VIDEO/ Asistin ia quajnë Elseid Hysaj, por Napolit ia jep fitoren një gol si në “Play Station” nga Mertens

Napoli ka fituar në transfertë ndaj Kajlarit në shifrat 0-1, në takimin e vlefshëm për “Seria A”. Gatuzo duket se i ka dhënë zgjidhjen situatës së vështirë, ndërsa afrohet edhe më tepër me Europën. Elseid Hysaj ka luajtur nga minuta e parë si titullarë, ndërsa i është quajtur asisti te goli i vetëm.

Por gjithçka në atë realizim e ka bërë Mertens, që me një goditje si në “Play Station”, e ka dërguar topin në rrjetë. Kjo do të vendoste edhe fatin e ndeshjes, që përfundoi në këtë rezultat. Megjithatë Gatuso vendosi që ta hiqte Hysajn në minutën e 80 për t’i lënë vendin Mario Ruit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *