VIDEO | Asisti i portierit bask dhe… rekordi i shekullit!

Atletik Bilbao e nisi vitin 2019 me një fitore tepër të rëndësishme në një transfertë të vështirë si ajo e Selta Vigos. Golat e Munian dhe Uilliams i siguruan tre pikë të rëndësishme ekipit bask, që ka kaluar Vijarealin dhe për momentin renditet jashtë zonës së rrezikut.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërsa Inaki Uilliams shënoi golin e fitores në minutën e 54-ët. Sulmuesi mori një asist fantastik nga portieri Iago Herrerin dhe ndëshkoi vendasit.

Siç raporton “OptaJose”, 30-vjeçari vendosi një rekord të bukur me pasimin e tij të kthyer në gol nga shoku i skuadrës, duke u bërë kështu portieri i parë i Bilbaos, i cili dhuron një asist në shekullin e 21 në kampionat.

Diçka surprizuese dhe shumë e bukur, ndërsa djemtë e trajnerit Garitano shpresojnë të vazhdojnë me fitore dhe t’i largohen sa më shpejt zonës së ftohtë të tabelës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *