VIDEO | Asist i “dinakut” Mesi, Aguero dhe Dibala ndëshkojnë “macen e zezë”

Argjentina dhe Kili nuk ia dolën të kualifikohen në finalen e Kupës së Amerikës, aty ku do të përballen Brazili vendas me surprizën Peru.

Finalja për vendin e tretë po zhvillohet në këto momente dhe Argjentina sapo ka kaluar në avantazh. Sergio Aguero ka shfrytëzuar një asist të Leo Mesit dhe ka gjetur rrugën e rrjetës.

Ylli i Barcelonës tregohet dinak, nis shpejt një goditje dënimi, zë të papërgatitur mbrojtjen kiliane dhe nxjerr sulmuesin e Sitit para porte. Kun Aguero shmang portierin kilian dhe kalon kombëtaren “albiceleste” në avantazh në minutën e 12-të.

Dhejtë minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi. Lo Celso dhuroi një asist shumë të bukur për Paulo Dibala. Fantazisti juventin kryen një driblim dehës, niset drejt portës dhe kalon topin sipër portierit Arias. Kili është kthyer në macen e zezë të Argjentinës, duke e mposhtur në dy finalet e fundit, por Mesi me shokë po ia dalin të hakmerren deri në këto momente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *