VIDEO | Asani nuk mjafton, Partizani eliminohet nga Europa League

Partizani është eliminuar nga Europa League nga ekipi i Sherif Tiraspolit, me rezultatin e përgjithshëm 2-1 në favor të skuadrës moldave. Ndeshja e parë u mbyll 0-1 në favor të  Sherifit në “Selman Stermasi”, ndërsa sot, skuadrat janë ndarë në barazim 1-1 në “Sheriff Stadium”.

Ishte Asani ai që shënoi i pari, në minutën e 29-të të takimit. Solomon bën gjithçka mirë dhe shërben për numrin 10, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë me të majtën. Edhe pse në disavantazh, Sherifi nuk u trondit dhe arriti të barazojë në pjesën e dytë, gol që vendosi rezultatin final të sfidës në 1-1.

E enjte, 1 gusht 2019
“Sheriff Stadium” (19:00)

Sherif T. – Partizani  1-1 (1-0)
N’diaje 63′ / Asani 29′

FORMACIONET

Sherif: Mikuliç, Muzek, Balima, Kristiano, Anton, Hordienko, Tambe, Boban, Latifi, Kendish, Diaje

Partizani: Hoxha, Boldor, Belica, Bitri, Trashi, Telushi, Mala, Broja, Asani (Braun 70′), Kordeiro, Solomon

Kartonë të verdhë: Paliç 9’, Muzek 52’, N’diaje 61’ / Solomon 28’, Boldor 62’, Mala 66’

EPISODET – 

90’ – Mbyllet takimi në Moldavi, Partizani eliminohet nga Europa League

63’ – Shënon Sherifi. N’diaje shfrytëzon mjaft mirë një harkim nga një goditje dënimi dhe mposht portierin Hoxha nga një distancë e afërt. Fillimisht, ka një flamurt lart për një pozicion të parregullt, por më pas goli akordohet. 1-1.

51’ – Minuta të qeta, Partizani mbrohet mirë

46’ – Nis pjesa e dytë në Moldavi, skuadrat zbresin në fushë

45′ – Mbyllet pjesa e pare, vendos goli i Asanit (29′)

29’ – Goool Partizani. Solomon lufton mirë me mbrojtjen kundërshtare dhe jep një pasim shumë të bukur te Asani, i cili i vetëm përballë portierit shënon me të majtë. 0-1 për “Demat e Kuq”

10’ – Sherifi synon të gjejë golin me krosime nga krahët, por Belica dhe Bitri largojnë çdo rrezik

1’ – Nis takimi në “Sheriff Stadium”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *