VIDEO | As Berisha e Gjimshiti nuk ia dalin, Piatek lëshon plumba sërish

Është mbyllur pjesa e parë në kryendeshjen e ditës së sotme në Serie A, ku Atalanta dhe Milan përplasin brirët në Bergamo për një ndeshje direkte për të siguruar një biletë në Champions.

Shifrat, me të cilat ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes ishte 1-1. Fillimisht, Atalanta e Berishës dhe Gjimshitit kaloi në avantazh në minutën e 33-të me anë të Froiler.

Gjithsesi, festa e bergamaskëve, nuk zgjati shumë, pasi në fundin e pjesës së parë, ishte i zakonshmi Kristof Piatek, i cili baraspeshoi shifrat. “Pistoleta” iu vodh mjaft mirë Gjimshitit, dhe me një devijim të saktë mposhti Etrit Berishën.

Kështu, Piatek shënon golin e pestë me fanellën e Milanit në katër ndeshje me radhë. Forma e sulmuesit duket për t’u admiruar dhe largimi i Higuain duket se është harruar me kohë nga tifozët kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *