VIDEO | Arshavin “i çmendur”, prostituta e gara me kuaj nëpër qytet

0

Andrej Arshavin duket se e ka marrë me më shumë zell seç duhet jetën pas futbollit të luajtur. Deri para një muaj ish-lojtari i Arsenalit ishte pjesë e skuadrës kazake të Kairat Almatit,por në fund të sezonit njoftoi se do ta mbyllte me futbollin e luajtur. 37-vjeçari do të marrë një post drejtuesi në akademinë e Zenitit, por e ka dreqosur disi me ngjarjen e fundit ku është përfshirë.

Ish-sulmuesi është fotografuar në rrugët e Shën Petersburgut i shoqëruar nga dy prostituta dh enë gjendje të dehur. Të paktën kjo gjë kuptohet nga fakti se në të gjitha momentet, rusi mbahej nga dy femrat që kishte në krah, pasi nuk ishte në gjendje që të ecte vetë. Më pas, Arshavin është ngjitur në një kalë, duke bërë xhiro nëpër qytet.

Një sjellje aspak e hijshme, pasi kjo ngjarje i ka hapur probleme familjar,e për shkak se bashkëshortja e tij ka mbyllur adresat e saj në rrjetet sociale, të paktën deri sa të sqarohet situata. Pas një jete të suksesshme si futbollit ku ka luajtur jo vetëm me Arsenalin e Kairatin, por edhe me Zenitin e Kuban Krasnodar, tani i ka dalë situata paksa jashtë kontrollit.

Arshavin ka luajtur si kundërshtar edhe në Shqipëri, teksa në sezonin 2016-2017 ka arritur t’i shënojë Teutës në dy ndeshjet në turin e parë të Europa League me ekipin kazak, ndërsa një edicion më pas u eliminua nga Skënderbeu i Korçës. Po ashtu, rusi ka sfiduar edhe Kukwsin nw njw takim miqësor me skuadrën e Kairatit.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.