VIDEO | Arsenali tronditet në Francë, Sevija ngec ndaj Slavia Pragës

Janë mbyllur më shumë se gjysma e takimeve të programuara për t’u luajtur në orën 18:55, të vlefshme për fazën e 1/8-ave të Europa League. Fitorja me shifrat 3-1 e Renës ndaj Arsenalit ka qenë surpriza më e madhe, teksa dhe Sevija ka ngecur në barazim 2-2 ndaj Slavias në shtëpi.

“Topçinjtë” e nisën në mënyrë perfekte ndeshjen, pasi kaluan në avantazh pas vetëm 4 minutash me anë të Aleks Ajobit, i cili shënoi dhe pak me fat, ku topi i krosuar prej tij nuk u prek nga askush dhe përfundoi në fundin e rrjetës.

Në fundin e pjesës së parë, Sokratis Papastathopulos u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin e tij me dhjetë lojtarë. Pas daljes së mbrojtësit, ishte menjëherë Borizhu, i cili shënoi një supergol, ku goditi një top të kthyer nga muri pas një goditje dënimi.

Fraksioni i dytë ishte më i mirë për vendasit, të cilët përmbysën gjithccka në minutën e 65-të, teksa Kosielni në mënyrë të pafat shënoi në portën e tij. Në fundin e takimit, ishte Ismaila Sarr, i cili shënoi dhe golin e tretë, duke e bërë një malore të vështirë kualifikimin për Arsenalin.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera ra në sy barazimi i Sevijas në shtëpi ndaj Slavias së Pragës, ku gjithçka u mbyll me shifrat 2-2. Triumf i rëndësishëm për Dinamon e Zagrebit ndaj Benfikës 1-0 në shtëpi, teksa Vijareali është me një këmëbë në gjysmëfinale, pasi fitoi 1-3 në Rusi ndaj Zenitit.

Dinamo Zagreb 1-0 Benfika
Shënues: Petkoviç 38’(pen.)

Ajntraht Frankfurt 0-0 Inter

Ren 3-1 Arsenal
Shënues: Borizhu 42’, Kosielni 65’(aut.), Sarr 88′ / Ajobi 4’

Sevija 2-2 Slavia Praga
Shënues: Ben Jeder 1’, Munir 28’ / Stok 25’,

Zenit 1-3 Vijareal
Shënues: Azmun 35’ / Iborra 33’, Moreno 64’, Morlanes 71’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *