VIDEO | Arsenali triumfon në Francë, vërshëllima për Mustafin

0

Arsenalit i është dashur ndihma e penalltive për të fituar ndaj francezëve të Anzher. Koha e rregullt ka përfunduar me rezultatin 1-1. Francezët kanë suprizuar djemtë e Unai Emeri, duke shënuar të parët në minutën e 13-të me Farid El Melali. Pjesa e parë është vulosur nga rrjeta e algjerianit.

Me nisjen e të dytës Arsenali ka zgjedhur të ndërrojë gati gjysmën e ekipit. Reis Nelson vetën pesë minuta pas nisjes së 45 minutave tv dyta, ka barazuar për londinezët. Një tjetër paraqitje pozitive e 19-vjeçarit, që po shkëlqen në këtë fazë pregatitore. Më pas ndeshja ka vazhduar e qetë për të përfunduar te penalltitë. Gabimi i “ishit” Rene-Adelaid në pikën e bardhë i kushtoi ndeshjen Anzher.

Sfidë e e ekuilibruar, me Arsenalin që mori disi më shumë inciativën, por pa përfundimet e duhura. Tre goditje në portë për ta dhe vetëm një më pak për kundërshtarët. Granit Xhaka u zgjodh të aktivizohej vetëm pjesën e dytë. Mustafi vazhdon të vuajë fërshëllimat e tifozëve, ndërsa Emeri vendos ta lërë 90 minuta në fushë.

Miqësore

Anzher-Arsenal 1-1 (4-5)

Farid El Melali ’13, Reis Nelson ’50

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.