VIDEO: Arsenali thyen çdo tabu, edhe serinë e triumfeve të Emerisë!

0

Finalja e Europa League mes Arsenalit dhe Çelsit është mbyllur me fitoren bindëse të Bluve, 4-1. Të besuarite Sarrit bënë një ndeshje të madhe, në veçanti Hazard, që me dy gola dhe me një asist tregoi se është një nga futbollistët më të mirë në botë.

Olivier Zhiru, që në fillimin e pjesës së dytë, arrin të shënojë kundër ish-skuadrës së tij, duke kaluar Çelsin në avantazh. Një krosim nga Emerson shfrytëzohet mjaft mirë nga francezi, që ndëshkon me kokë. Në minutën e 60’, Çelsi do të shënonte sërish, me anë të spanjollit Pedro. Hazard lëviz mirë nga krahu i majtë dhe shërben në qendër për numri 11, i cili me të majtën ndëshkon për herë të dytë Arsenalin.

5 minuta pas golit të Pedros, do të shënonte dhe Hazard. Zhiru fiton penallti dhe belgu tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke shënuar golin e tretë për Blutë e Londrës. Iuobi, në minutën e 69’, do të çonte shifrat në 1-3 dhe do të jeptë një shkëndijë shpresë për Arsenalin, por 3 minuta më vonë, Hazard do të shënonte sërish, për të rikthyer Çelsin në avantazh të trefishtë dhe duke vendosur rezultatin final te sfides.

Europa League Finale

Arsenal – Çelsi  1-4
Iuobi 69′ / Zhiru 49′, Pedro 60′, Hazard 65′ (p) 72′

72′ – Goli i Hazard (Çelsi)

69’ – Goli i Iuobit (Arsenal)

60′ – Goli i Pedros (Çelsi)

49′ – Goli i Olivier Zhiru (Çelsi)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.