VIDEO: Arsenali shkëlqen një pjesë, Lioni i rrëmben trofeun e shtëpisë

Arsenali dhe Lioni u përplasën sot në një ndeshje miqësore në “Emirates Stadium”. Ndeshja u mbyll 1-2 në favor të Lionit, që fitoi dhe Kupën Emirates. “Topçinjtë” e nisën më mirë takimin dhe e dominua pjesën e parë. Madje, në minutën e 34’, Obamejang gjen rrjetën. Një krosim i Mikitarian shfrytëzohet mjaft mirë nga sulmuesi nga Gaboni, që kalon londinezët në avantazh.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat do të bënin shumë ndryshime dhe Lioni përmbysi gjithçka. Ishte sulmues francez, Mousa Dembele që shënoi dy gola për francezët, që e përmbysën disavantazhin dhe dolën fitues nga kjo sfidë. Për Arsenalin debutoi sot dhe Dani Sebajos, i cili u largua nga Real Madridit në formë huazimi për një vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *