VIDEO | Arsenali “kapitullon” në 45 minuta, spektakël nga Ulverhempton

0

Arsenali po ia vështirëson gjithmonë e më shumë vetes renditjen në katër vendet e para. Pas humbjes ndaj Kristal Palas, “topçinjtë” po zhvillojnë një tjetër lojë zhgënjyese teksa kanë mbyllur pjesën e parë ndaj Ulvërhempton nën disavantazhin e tri golave.

Vendasit e kanë arritur me kohë objektivin e mbijetesës dhe ditën e sotme motivimi i vetëm i tyre janë tifozët që kanë mbushur shkallët e stadiumit “Molineux”. Një goditje dënimi perfekte e Ruben Neves ishte fillim i “makthit” për ekipin londinez, ndërsa pak pas minutash erdhi goli i dytë. Pjesën e parë e mbyll Zhota me një gol fantastik pas një aksioni personal.

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.