VIDEO | Arritje historike, Holanda në gjysmëfinalen e Kupës së Botës

0

Kombëtarja e femrave të Holandës është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi ka mundur skuadrën e Italisë me rezultatin e pastër 0-2. Vajzat italiane rezistuan në pjesën e parë, që u mbyll me shifrat 0-0.

Gjithsesi, në pjesën e dytë, Holanda realizoi dy herë dhe veç kalimit në gjysmëfinale, ajo siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike. “Tulipanet” po rriten me hapa galopante dhe janë tashmë mes katër kombëtareve më të mira për femra.

Golat për Holandën u shënuan nga Mediema dhe van der Grat, në harkun kohor të 10 minutave. Fillimisht, ishte sulmuesja kryesore e skuadrës, Mediema që gjeti rrjetën në minutën e 70’, ndërsa 10 minuta nga fundi i takimit, mbrojtësi van der Grat siguroi fitoren për holandezet.

Kupa e Botës, çerefinale (Femra)

Holandë – Itali  2-0
Mediema 70’, van der Grat 80’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.