VIDEO | Argjentina për faqe të zezë, Kolumbia i jep leksion futbolli

0

Argjentina ka humbur takimin e parë të “Copa America” ndaj Kolumbisë me rezultatin e pastër  2 – 0. Përfaqësuesja “albiceleste” zhvilloi një ndeshje për t’u harruar, ku nuk shqetësoi thuajse për asnjë moment portën e mbrojtur nga David Ospina.

Pjesa  e parë foli e gjitha për Kolumbinë. Djemtë e drejtuar nga Karlos Keiroz dominuan në mënyrë të frikshme pjesën e parë, por zotërim i topit nuk u pasua me raste për shënim.

Në fillim të pjesës së dytë Argjentina u duk se u zgjua me Paredes dhe Mesin që i afrohen golit, por në momentin më të mirë të argjentinasve, kolumbianët shënojnë me anë të Roxher Martinez.

Në minutën e 81-të Keiroz heq nga fusha Falkaon për t’i dhënë pak minuta Duvan Zapatës. Sulmuesit të Atalantës i mjaftojnë vetëm 5 minuta për të vënë emrin në listën e shënuesve dhe për të konfirmuar momentin e mirë. Triumf dhe tre pikë për Kolumbinë, kurse Argjentina duhet të reagojë ndeshjen e ardhshme.

Argjentinë 0 – 2 Kolumbi
Shënues:  Martinez 71’, Zapata 86’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.