VIDEO | Argjentina merr frymë e qetë, Martinez dhe Aguero shmangin turpërimin

Argjentina ia ka dalë të sigurojë një biletë për në çerekfinalet e “Copa America” falë fitores 2 – 0 ndaj Katarit.  Presioni para sfidës kundër skuadrës nga Lindja e Mesme ishte tepër i madh, por goli i shpejtë i Lautaro Martinez çliroi djemtë  e Lionel Skalinit, të cilët dominuan të gjithë takimin.

Ndeshja tjetër e këtij grupi midis Kolumbisë dhe Paraguait u mbyll me fitoren 1 – 0 të kolumbianëve. Paraguait tani i duhet të shpresojë në një barazim midis Japonisë dhe Ekuadorit për të kaluar më tej si skuadra e dytë më e mirë ndër vendet e treta.

 

Argjentina 2 – 0 Katar
Shënues: Lautaro Martinez 4’, Aguero 82’

Kolumbia 1 – 0 Paraguai
Shënues: Kuejar 32’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *