VIDEO | Arbitri i “jep një dorë” skuadrës së Balajt, por drejtësia rivendoset për çështje sekondash

Rubin Kazan u ndesh sot me Akhmatin, takim ky i vlefshëm për Premier Ligën ruse. Të skuadrat zhvilluan një lojë shumë të mbyllur me raste shumë të pakta për shënim.

Gjithsesi, në minutën e fundit të kohësh shtesë, vendasit e Kazanit gjetën rrugën e rrjetës me anë të Sagitov, por nuk pati kohë për festë, pasi arbitri e anuloi golin me justifikimin se topi kishte kaluar vijën fundore dhe akordoi një goditje nga këndi.

 

Pamjet filmike tregojnë se topi nuk kishte kaluar krejtësisht vijën dhe goli duhej të ishte konsideruar i rregullt , por drejtësia u vë në vend gjithsesi. Në goditjen e këndit që ishte dhe aksioni i fundit i takimit, Kazan shënon përsëri me anë të Sagitov dhe i gjithë stoli i skuadrës kalon nga ankthi në ekstazë. Natyrisht arbitri s’kishte si të prishte festën për herë të dytë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *